Dashi: E mërkurë me pullë të zezë. Hëna, Marsi dhe Plutoni ju kundërshtojnë duke ju krijuar keqkuptime të papritura në familje dhe në punë. Vetëm financat tentojnë për mirë: mjaft të mos shpenzoni shumë në shpërblime ngushëlluese. Në fushën afektive do të jeni pak të prirur për polemika, edhe ateherë kur është më mirë të hiqni dorë.  Mos u merrni me çështje që kanë pak rëndësi.

Demi:  Falë ekuilibrit dhe qetësisë suaj gjërat e përditshme  ngjyrosen këndshëm dhe dita duket shumë interesante. Sy e vesh të hapur mirë pasi çdo e dhënë nga të tjerët mund të ketë vlerë edukative. Mirëqenia nis nga pjata, me porcione të moderuara dhe përmbajtje të shëndetshme: braktisini recetat e komplikuara dhe zgjidhni kuzhinë të thjeshtë.

Advertisement

Binjakët:  Hëna sot do t’ju jetë e dobishme për të vënë në punë cilësitë tuaja praktike: reagime të shkëlqyera në të gjitha fushat. Dinamikë dhe aktivë  në punë dhe jetën sociale do të mbyllni biznese të mira dhe do të përfundoni punët që kishit lënë pezull. Konsideroni një dëshirë të shprehur nga personi i zemrës dhe përpiquni që t’a kënaqni. Mund të jetë shumë e rëndësishme.

Gaforrja: E mërkurë e komplikuar për ju dhe për Hënën në një shenjë jo harmonike me tuajën. Parashikohen keqkuptime dhe pasiguri. Në familje karrierë dhe dashuri, por edhe në çështjet financiare duhet kujdes! Diskutime të mundshme në çift, që kapërcehen duke përdorur buonsensin dhe gatishmërinë për të dëgjuar. Çdo gjë do të zgjidhet me një përqafim!

Luani: Miqtë tuaj sot janë Hëna dhe Jupiteri që ua gjallërojnë ditën me programe gazoze si një gotë shampanjë. Janë të garantuara shkëmbimet dhe kontakti me ambjentin, diplomacia, komunikimi dhe humori do të jenë armët tuaja fituese. Nëse zemra rreh për një person të impenjuar, më mirë merrni një pauzë: fshehtësia e kësaj historie është një domosdoshmëri absolute .

Virgjëresha: Do të keni një rritje energjish falë bashkëpunimit të Hënës në Fushën e Dytë. Receta e duhur është t’a marrësh jetën me vendosmëri! Impenjohuni në mënyrë konkrete, keni pamjen dhe mbështetjen e duhur për të realizuar projektet tuaja. Jeni të vetëdijshëm se me të dashurin tuaj shpesh keni vizione të ndryshme, por në fund të çdo përplasjeje ëmbëlsia fiton.

Peshorja: Nuk duhet ndjekur rruga e vjetër,  për të arritur suksesin, por një intenerar tërësisht i ri që do t’ju çojë në një det me mundësi. Shfryjeni talentin tuaj, duke i dedikuar një pjesë të ditës aktiviteteve krijuese. Këtë ua këshillon Hëna në tranzit në shenjen tuaj. Kuptimi me partnerin do të jetë i shkëlqyer në çdo aspekt. Të reja!

Akrepi:  Disa çështje praktike ju detyrojnë të fluturoni ngjitur me tokën. Do të gjeni kohë për interesat tuaja krijuese. Përsa i përket dashurisë? Nëse doni të fluturoni larg nga foleja, peshoni mirë pasojat e vendimeve tuaja. Fikni telefonin nëse ju duhet të përqëndroheni, ose do të kaloni gjithë ditën duke u përgjigjur në telefon.

Shigjetari: Këndi i Hënës me shenjën tuaj mjafton për të ngritur humorin dhe për të vendosur baza të forta për projektet tuaja të ditës. Në mbrëmje merrni frymë lirisht: gjithçka që duhej të bënit e keni përfunduar. Partneri vazhdon t’ju bëjë të ëndërroni. Edhe pse çifti juaj është “i lashtë”, arrini të gjeni mënyrën për të rinovuar premtimet dhe pasionin.

Bricjapi: Betejë mes familjes, dashurisë dhe karrierës: nuk dihet kush do të fitojë, por lëmshi që do e pasojë do të shtojë stres. Shpenzime ekstra për rregullime në shtëpi: lëreni estetikën por shihni gjërat konkrete. Ngjyrat fatsjellëse që do t’ju mbajnë në ekuilibër janë të gjitha tonalitetet e jeshiles përkrah atyre nayrale si bezhë, kanapa, ecru.

Ujori: Një ditë e mirë pa rreziqe në horizont. Qielli mbi kokën tuaj i jep shkëlqim komunikimit dhe bukurisë  suaj, gjithashtu thekson aftësinë tuaj për të krijuar empati me të tjerët dhe për të kuptuar nevojat dhe emocionet e tyre. Një aftësi që mund t’ju ndihmojë edhe në punë! Udhëtime e pushime për shumë prej jush. Flirte dhe aventura për shumë të tjerë.

Peshqit: Parashikohen përmirësime në horizont, falë Hënës në Fushën e tetë. Gjithçka fillon të shkojë fjollë. Do të dini të kapni në ajër mundësinë për të mbyllur një biznes të mirë apo të mendoni një investim afat-shkurtër. Do të dini ç’të bëni për t’a çuar në rrugën e duhur kuptimin me personin e zemrës.