Dashi: Ditë vërtetë kurioze, por jo negative. Ngriheni me Hënën e Re tek Peshqit dhe kjo do të thotë që duhet të përvishni mëngët dhe të sistemoni një herë e përgjithmonë disa punë, që për fat të mirë janë të vogla. Pastaj Dielli dhe Hëna kalojnë në shenjën tuaj, dhe çdo gjë fillon të funksionojë siç shpresonit. Mbrëmje fantastike për të gjitha… duke nisur nga dashuria.
Demi: Tani që ju përshtatet, nuk mund të pretendoni të pamundurën. Personi i dashur ka treguar shumë durim me ju ndaj duhet t’a pranoni. Fjalët nuk bëjnë më punë: merrni kurajon dhe tregoni në mënyrë konkrete dashurinë për partnerin. Mund të meditoni për të zbutur tensionet, do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhjet e duhura për problemet që ju rrethojnë.
Binjakët: Me Marsin dhe Hënën aleatë, do të përballeni me çështje të lëna pezull. Duhet të dini se loja do të bëhet më e vështirë, ndaj duhet të nxirrni thonjtë e të gërvishtni pa kërkuar falje. Përfundimisht do të sqaroni të gjithë keqkuptimet dhe do të zgjidhni të gjithë problemet. Hiqni dorë nga disa “duhet” për të realizuar disa “do të doja” e dhurojini vetes momente të këndshme relaksi dhe argëtimi.
Gaforrja: Dita duket pak e përpjetë sot. Diçka do të ndodhë në punë, por mos u shqetësoni, sepse fati i mirë do të jetë në anën tuaj. Në çdo rast mbani një profil të ulët. Shmangni çdo rrezik, reflektoni dhe mundni çdo pengesë, është më e mençur. Në familje do të diskutoni: harmonia në çift do të luhatet dhe fëmijët do të jenë më kërkues se zakonisht. Ngadalësojini ritmet e përditshme. Mos u sforconi me sport.
Luani: Jupiteri në shenjë ju do fitues. Ecni përpara në rrugën tuaj me vendosmëri dhe do të jeni në gjendje t’a shënjoni me suksese të reja. Do të arrini të shihni të ardhmen me entuziazëm të ri, sepse do të arrini t’i shihni problemet nën një prespektivë tjetër. Jeta në çift ju ofron një atmosferë të sigurt dhe stabël, por ju nuk do t’i thonit jo ndonjë të reje pikante.
Virgjëresha: Ndryshime në horizont. Po i kërkonit prej shumë kohësh, por tani që ka ardhur momenti ndiheni të frikësuar. Merreni veten dhe veproni me vendosmëri. Mundësi në punë. Do të shihni rikthimin e një miku që e kishit humbur prej shumë kohësh. Jeni të lidhur? Mos vendosni në qendër të vëmendjes vetëm nevojat tuaja. Bëni më shumë kujdes ndaj dëshirave që ka partneri, kështu do të demonstroni dashurinë tuaj.
Peshorja: Dielli, Hëna, Urani dhe Plutoni do të bëhen antipatikë, por edhe Marsi do të ndihmojë. Rezultati: nervat tuaja sot do të shpërthejnë për gjënë më të vogël. Pak paqe, qetësi, jo aktivitet do t’ju ndihmonin për të ristabilizuar një ekuilibër të brendshëm më jetëgjatë. Nuk do t’i vini re gjërat e vogla nga të cilat do të hiqni dorë. Sakrificat dhe durimi që do të duhet të investoni do të vlerësohen.
Akrepi: Shmangni kompeticionin me personin e zemrës. Duke ushqyer atë konflikt do të mund t’i shkaktoni vetes lëndime të vështira për t’u shëruar. Do të ishte absurde t’a sfidonit partnerin duke pretenduar se jeni ju ata që po sakrifikoheni më shumë për të mirën e çiftit. Në sferën profesionale luani me kartën e simpatisë. Kështu do të verifikoni me një buzëqeshje e një batutë frytet e punës suaj.
Shigjetari: Më në fund mund të ktheni faqen në shumë sfera. Një skenar yjor totalisht i ri do t’ju katapultojë në një ditë totalisht pozitive. Do të shpërhapni energji nga çdo pore. Humori juaj do të jetë në stratosferë. Një mirëkuptim me personin e zemrës do t’ju lejojë të ecni mbi re. Puna, karriera dhe profesioni i lirë do të përjetojnë një moment të shkëlqyer. Komplimente!
Bricjapi: Ditë e qetë. Është momenti ideal për të sistemuar gjërat që nuk funksionojnë në punë. Keni energji të mjaftueshme dhe ide të qarta. Do të keni mundësi të rikuperoni pikë në sytë e personave që kanë vlerë. Veproni me kujdes nëse keni një aktivitet të pavarur. Dikush plot me mister do të lërë shenjë në zemrën tuaj. Do të arrijë t’ju joshë duke stimuluar tek ju shijen e aventurës.
Ujori: Hëna tek Dashi do të jetë në qendër të shumë planeteve dhe ju do të ndiheni më së miri, plot me vrull, simpati si kurrë më parë, shfrytëzojeni momentin. Do të gjeni dhe kohën për t‘ja dedikuar miqve tuaj dhe pasioneve te tjera që keni. Në mbrëmje mund të lindë rastësisht një situatë e papritur, një simpati e këndshme, e cila më vonë mund të lulëzojë në një bashkëpunim dhe mirëkuptim më të thellë.
Peshqit: Ankohuni nëse keni guxim. Me Hënën e re në shenjën tuaj dhe me kalimin në Dash do të ndiheni euforikë dhe të kënaqur me mënyrën se si gjërat po shkojnë. Në punë do të ngjisni majat e suksesit duke u treguar kështu të pathyeshëm si në organizim ashtu edhe në ekzekutim të detyrave që ju kanë paracaktuar. Jeta në çift do të lulëzojë dhe ngjyroset.