Fotot e eklipsit! Shfaqja më spektakolare në botë

Miliona njerëz kanë ndjekur kuriozitet atë që është cilësuar shfaqja më e madhe në botë.Bëhet fjalë për eklipsin diellor.

Në Shqipëri ky eklips nisi pak pas orës 9:40.

Në Tiranë eklipsi ishte i pjesshëm.

Ndërkohë në Britani dhe në Europën Veriore e kanë shijuar mbulimin e Diellit deri në 98 përqind.

Eklipsi ndodh kur Hëna vendoset mes Tokës dhe Diellit.

Ekspertët kanë paralajmëruar që njerëzit të mos e shohin Diellin direkt për shkak se kjo mund të shkaktojë dëme.

Vitin e ardhshëm do ketë një tjetër eklips diellor, më 9 mars, që do shihet në disa zona të Paqësorit.

Shumë astronomë profesionistë dhe amatorë e kanë pozicionuar veten në Ishujt Faroe, ku në kryeqytetin Torshavn pati një eklips të plotë për rreth 2 minuta.

Eklipsi i plotë diellor është një eveniment i rallë në astronomi dhe i fundit ka ndodhur në vitin 1999.

SourceMapo
RELATED ARTICLES
- Advertisment -