Harry dhe Meghan mungojnë në ngjarjen përkujtimore për Lady D

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan, nuk do të marrin pjesë në një ngjarje përkujtimore të organizuar për Princeshën Diana, në Britaninë e Madhe, sipas disa mediave amerikane që cituan burimet e tyre.

Ngjarja, e organizuar nga Princi William, duhej të përkonte me prezantimin e statujës së Dianës korrikun e kaluar në Pallatin Kensington, por u shty për shkak të COVID-19.

Advertisement

“Nuk është planifikuar që Harry dhe Meghan të shkojnë në BM për një ngjarje private për donatorët”.

Nga ana tjetër, në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm shumë persona të famshëm, si Elton John, miku i vjetër i Dianës, anëtarë të familjes Spenser, si edhe donatorë që kontribuan në financimin e statujës.