Habit Albano Bogdo, heq dorë nga aktrimi! (Foto)

Albano Bogdo është kthyer në një nga aktorët më të pëlqyer të Apartametit 2Xl, me humorin dhe batutat e tij.

Por, mesa duket aktori është lodhur me aktrimin, ose me produksionin ku punon dhe ka vendosur të heqë dorë nga profesioni i tij, duke kërkuar të provojë fatin në letërsi ose muzikë.

Advertisement

Nëpërmjet dy postimeve në InstaStory aktori i humorit shkruan: “Në qoftë se nuk më lë të marr frymë, nuk shkëlqej dot. Nuk kam më asgjë për të dhënë. Do e provoj fatin në letërsi ose muzikë.”

Sigurisht që ky postim na ka habitur të gjithëve dhe nuk dihet sa seriozisht e ka Albano, por shpresojmë që të jetë një shaka, pasi tani jemi mësuar që ta shohim çdo të martë ne ekran dhe të qeshim me batutat e tij.