Celine Dion feston 50-vjetorin e lindjes, por gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë

Sot këngëtarja e njohur Celine Dion feston 50-vjetorin e lindjes.

Ajo ka lindur në Kanada dhe ka filluar të këndojë që në moshën 16-vjeçare, ndërkohë që në fillimet e saj Celine ishte adoleshentja me kaçurrela, trup të hollë dhe zë të mahnitshëm.

Advertisement

Këngëtarja, e cila e filloi karrierën e saj muzikore në vitin 1990, kohët e fundit anuloi tri javë datat e koncerteve të saj në Las Vegas për shkak të problemeve shëndetësore.
Në faqen zyrtare të Facebook Celine theksonte se gjendja, e njohur si Patulous Eustachian, po i shkakton “parregullsi dëgjimi” dhe e bën “jashtëzakonisht të vështirë këndimin”.

Sëmundja bëri që ajo të anulonte shfaqjet nga 27 mars deri më 18 prill, por ajo pritet të kthehet në skenë në muajin maj.
Në deklaratë, Celine kërkoi falje fansave të saj për anulimin e shfaqjeve duke thënë: “Fati im nuk ka qenë shumë i mirë kohët e fundit…Unë doja shumë të realizoja koncertet, por sërish një gjë e tillë nuk ndodhi. Unë kërkoj falje për të gjithë ata që planifikuan të udhëtonin në Las Vegas për të parë shfaqjen time. E di sa zhgënjyese është kjo, dhe më vjen keq “.