Unaza që iu vodh Kim Kardashian-it në Paris është vërtetë shumë e kushtueshme.
Kim-i shpesh herë e tregonte atë në fotot që postonte në rrjete sociale.
Pasi unaza iu vodh gjatë grabitjes në Paris, autoritetet thanë se vlera e saj është 4.5 milionë dollarë.
Nga ana tjetër, burime të tjera thonë se Kim-i ka kërkuar të tërheqë sigurimin që i kishte vënë unazës, duke e vlerësuar atë me 4 milionë dollarë.
Sipas ekspertëve asaj i janë grabitur atë natë 13 sende me vlerë totale 5.6 milionë dollarë.
Por unaza me sa duket nuk kishte vetëm vlerë financiare por edhe shpirtërore, pasi ishte një dhuratë e bashkëshortit, Kanye West.
Pak ditë para se të ndodhte grabitja, Kim tregoi në një intervistë se Kanye i kishte dhuruar unazën pas nënshkrimit të një kontrate me Adidas-in.
“Unë po flija dhe Kanye më zgjoi në mes të natës duke më thënë se më kishte sjellë dicka nga Adidas-i. Unë i thoja “Në rregull mi jep nesër këpucët se tani po flej”. Por ai vuri mbi jastëkun tim kutinë e unazës… unë u zgjova menjëherë… Ai më tha “E di që sapo kam mbyllur një kontratë me Adidas-in, ndaj të kam sjellë dicka nga Adidas-i”, tregonte 35-vjecarja.
Ajo ka treguar se në brëndësi të unazës ishte gdhendur fjala “Adidas”.