Gjykata merr vendimin për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit

Ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Gjykata e Krujës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

Advertisement

Mbi të rëndonin akuzat për dhunë de përndjekje kundrejtë ish- të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

I riu akuzohet për ushtrim dhune dhe përndjekje të ish-të dashurës së tij, 25-vjeçares, Xhisiela Maloku. Kjo lëvizje e organit të akuzës erdhi menjëherë pas marrjes së akt ekspertimit mjeko-ligjor, i cili vërtetoi pretendimet e vajzës të bëra në padinë e parë.

Por, mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” në Tv Klan të gazetarit Blendi Fevziu, Xhisiela Maloku tha se nuk e ka kërcënuar asnjë njeri dhe e gjithë historia e dhunës dhe kërcënimeve është zmadhuar dhe ekzagjeruar në mënyrë ekstreme. Ajo tha se nuk është kërcënuar kurrë dhe se denoncimin për Rexhep Rrajan e ka bërë nga xhelozia.