Gisele Bündchen ka përjetuar klaustrofobi, ankth e mendime për vetëvrasje

Nga jashtë jeta e saj duket perfekte: një karrierë e suksesshme (modelja më e paguar e të gjithë kohrave), një bashkëshort i kaulifikuar, fëmijë për t’u admiruar, një martesë e shëndetshme dhe shumë pozitivitet.

Gisele Bundchen ka zbuluar se një herë ka luftuar me ankthin, klaustrofobinë, problemet psikologjike dhe mendimet për vetëvrasje.

Advertisement

“Gjërat mund të duken shumë mirë nga jashtë, por askush nuk ia ka idenë se çfarë ndodh brenda. Unë e kam pasur atë ndjenjën që “nëse hidhem nga ballkoni, ky do të jetë fundi dhe unë nuk do të duhet të brengosem më për këtë ndjenjën sikur bota po më mbyt. Ndihesha e pafuqishme”, shkruan 38-vjeçarja në librin “Lessons: My path to a meaningful life”.