Nicki Minaj në lidhje me mikun e Elvanës?

Kohët e fundit Nicki Minaj dhe Lewis Hamilton po përfliten për një romancë.

Si për të përforcuar më shumë dyshimet, ata të dy kanë publikuar fotografi nga një udhëtim në Dubai. Nicki postoi në rrjete sociale një foto duke bërë xhiro me Lewis në shkretëtirë.

Zërat për një romancë të mundshme qarkulluan ditë më parë, që në javën e modës në New York.

Pas Nicki- t, ka postuar një tjetër foto edhe vetë Lewis, ndërkohë që të dy janë parë në të njejtin hotel në Dubai.

Jo vetëm kaq, por kohët e fundit Nicki dhe Lewis kanë pëlqyer sistematikisht fotot e njëri- tjetrit në Instagra. Në gusht, në një interviste për “The Ellen DeGeneres Show”, reperja u shpreh se po dilte me dy burra njëkohësisht dhe me shumë mundësi britaniku mund të jetë një nga fatlumët.

Në fakt nuk është ende e qartë nëse të dy janë në një marrëdhënie apo janë thjesht shokë, megjithëse shumica mendojnë se kanë nisur një histori dashurie.

Kujtojmë se piloti i Formula 1 është gjithashtu një nga miqtë e Elvana Gjatës, i cili ftoi këngëtaren të ndqite nga afër garën për çmimin e madh të Hungarisë.