Gëzimi që u kthye në tragjedi

Bashkëshortja e portierit të Partizanit Alban Hoxha, ndërroi jetë ditën e djeshme, pas lindjes së fëmijës.

Gëzimi i parë për familjen Hoxha, u kthye në një tragjedi pas disa komplikacioneve që shoqëruan lindjen, ndaj të cilave bashkëshortja e portierit, nuk mundi të shpëtonte.

Advertisement

Klubi i Futbollit i ka shprehur ngushëllimet më të thella portierit për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, e po ashtu familjes e miqve.

“Zoti të dhëntë forcë, Alban, ty dhe familjes, për humbjen e madhe të gruas”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Skuadra e Tiranës solidarizohet me Albanin

Lajmi tronditi gjithë ambientin sportiv të klubit Partizani, që u solidarizua me portierin e skuadrës, i cili së fundmi ishte thirrur dhe në kombëtare pas paraqitjeve të mira me klubin. Por solidaritet për këtë rast kanë shprehur edhe futbollistë apo klube të tjera.

Lojtarët e Tiranës disa ditë më parë, lanë mënjanë çdo rivalitet sportiv, duke i qëndruar në krah portierit Alban Hoxha në një moment të vështirë, ndërsa Jetmir Sefa dikur koleg i tij, ia dedikoi golin që i shënoi Partizanit në ndeshjen me Skënderbeun, pikërisht Hoxhës.

Edhe trajneri Gianni De Biasi në ditën e shpalljes së listës së kombëtares për dy miqësoret me Francën e Italinë, gjeti rastin t’i jepte mbështetjen portierit të tij.

Burimi: Gazeta Shekulli