Kryeministri Rama vizitë në Kuwait

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Kuvajtit, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me krerët më të lartë të institucioneve të vendit pritës.

Kryeministri Rama u prit në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah. Gjatë bisedimeve dypalëshe mes delegacionit shqiptar dhe atij kuvajtian, u vendos theksi mbi nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, sidomos në fushën e turizmit dhe sektorin e ujit. Kryeministri Rama e njohu homologun e tij kuvajtian me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe potencialin që vendi ynë ofron për sipërmarrjet e huaja të interesuara për të investuar në Shqipëri.

Advertisement

Në përfundim të takimit, Ministri i Jashtëm Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë Ahmetaj, nënshkruan katër marrëveshje mirëkuptimi me homologët e tyre në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit te eksporteve industriale, mbrojtjen e mjedisit, ruajtjes së burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm, bashkëpunimit në shëndetësi, si edhe marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Kryeministri Rama u prit më pas nga Princi i Kurorës, Lartësia e tij Sheikh Naëaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit.

Burimi: Kryeministria