Këto ditë në Teatrin Eksperimental po transmetohet shfaqja “Boeing Boeing”, e cila po thyen rekord me shitjen e biletave, aq sa shfaqen e kanë shtyrë dhe një javë më tepër.

Mesa duket kjo gjë i intrigoi moderatorët e emisionit të mëngjesit në Energy Radio, “Chaud Patate”, të cilët ftuan një ndër aktorët e shfaqes, Gent Zenelajn. Emisioni mori një pamje tjetër me Gentin, i cili preku shumë tema interersante nga jeta e tij, por edhe për ngjarje të ndryshme që kanë bërë bujë në media kohët e fundit.

Advertisement

Një ndër temat më të nxehta të kinematografisë botërore në këto momente është pikërisht ngacmimi seksual, ku rasti i fundit ishte ai i aktores shqiptare Eliza Dushkut, e cila në moshën 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht.

Lidhur me këtë temë Genti u shpreh pak skeptik duke mos toleruar këto vajza që u kujtuan pas 10-20 vitesh për të denoncuar këtë fenomen.

“Bota jonë ka shumë ngjarje të tilla. Të gjithë ne e kemi dëgjuar. Ne artistët që jemi brenda botës tonë e dëgjojmë akoma më shumë. E vetmja gjë që unë nuk toleroj është se pse këto kanë folur pas 10 vjetëve! Pra dhe këto raste që shpërthyen në Amerikë nuk mund të pretendojnë që i ka ndodhur në vitin 2001 dhe kujtohen pikërisht në 2018-ën dhe do gjejnë zgjidhje. Kjo do të thotë që ti ke bërë një kompromis me veten tënde, por njerzit nuk duhet të bëjnë kompromise të tilla dhe nuk duhet ta mbyllin gojën.”,- u shpreh Genti për “Chaud Patate”

I pyetur nëse ai njëh ndonjë rast që i ka thënë se e kanë ngacmuar seksualisht, Genti u përgjigj me sigurinë më të madhe: Sigurisht që po, por unë nuk mund ta bëj publik sepse vetë personi ka zgjedhur të mos e bëjë publik rastin. Ndodh që ne të gjithë po luftojmë për korrupsionin apo raste të tilla me emisionet që bëjmë, por duhet të bashkëpunosh dhe ti me mua. Duhet të bashkohen të gjithë shqiptarët!