Lady Gaga, së fundmi i është përgjigjur fjalëve që Madonna ka thënë për të, duke u shprehur se do dëshironte që t’i dëgjonte ato fjalë përballë.
Ajo ka vazhduar duke thënë se gjithnjë e ka admiruar Madonnën, pavarësisht fjalëve të thëna mbi të dhe muzikën e saj.
“Problemi është se, unë jam italiane e rritur në New York, ndaj kur kam problem me dikë preferoj t’ia them në fytyrë. Sado respekt të kem për Madonnën si këngëtare, ajo duhet të ma thoshte përballë mendimin që ka për mua,” përfundon Gaga.