Gaga dhe debutimi kinematografik

Me një pistoletë në dorë dhe me të brendshme të kuqe, kështu shfaqet Lady Gaga në filmin “Machete Kills” dhe në pamjet e para duket seksi dhe provokuese. Regjisori Robert Rodriguez e ka zgjedhur këngëtaren për të interpretuar në krah të emrave të njohur të Hollywood-it si Mel Gibson, Antonio Banderas e Jessica Alba. Gaga nuk e ka fshehur admirimin ndaj Rodriguez duke u shprehur e gatshme për të interpretuar në filmin e tij, qoftë edhe në rol episodik. Kënga “Aura” e këngëtares do të jetë edhe kolona zanore e filmit. Nuk dihet nëse GAGA do të lërë për ca kohë muzikën për t’i hyrë botës së kinemasë, për më tepër kur pritet të publikohet edhe albumi i saj ARTPOP. Ja tek e keni edhe trailerin e “Machete Kills” ku në disa momente mund të shihni Gaga-n si aktore dhe njëkohësisht mund të dëgjoni këngën e saj AURA.

[youtube=http://youtu.be/dNF2McwPyh4&showinfo=0&rel=0]

Advertisement