Mesfushori i Udinezes, Valon Behrami, i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme.
Futbollisti i ka thënë “Po” kurorëzimit me skitatoren e famshme të Zvicrës, Lara Gut, me të cilin ka një vit që janë në lidhje.
Behrami ka publikuar një fotografi në Instagram nga momenti i dasmës në Lugano ku shkruan:
“11.07.2018 Ti dhe Unë, familjet tona dhe miqtë tanë, ndjenjë familjare… Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë ‘Po’”.
Kjo është martesa e dytë për Behramin, pas asaj 12-vjeçare me Elena Bonzanni- n, me të cilën ka dy vajza, Sofia dhe Isabel Behramin.