Jonida Maliqi flet për momentet e vështira të divorcit dhe ka një këshillë…

…për të gjithë ata që ndodhen në të njëjtën situatë.

Në një intervistë për “Revista Who” Jonida ka treguar se është e divorcuar prej 2 vitesh, por vetëm 1 vit më parë lajmi u bë publik.

Advertisement

Për këngëtaren, ndarja ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës, por tani ka gjetur paqen dhe e gjithë kjo falë efektit kohë…

“Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë. Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme që nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur në momentin që morën vesh lajmin, sepse unë vazhdova rutinën time. Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për vetveten, për Danin, për të mirën e familjes dhe për të mirën tonë si çift. Kishim mbërritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do na bënte mirë, ashtu sikurse jemi sot në paqe. Koha shëron gjithçka. Me kalimin e saj çdo gjë shuhet, nuk harrohet, por ama nuk ke më emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë”, është shprehur Jonida.

 E pyetur nëse ka bërë përpjekje për ta shpëtuar martesën, këngëtarja është përgjigjur: “Patjetër, mendoj se kam bërë përpjekjet maksimale brenda limiteve të mia. Jemi njohur shumë të rinj, e perceptojmë ndryshe kur rritemi. Kur jemi të vegjël dashurojmë, idealizojmë në një mënyrë tjetër. Kur rritesh gjërat i shikon në një këndvështrim ndryshe dhe është çështje përshtatjeje. Në një marrëdhënie njerëzore, jo vetëm në çift, përshtatshmëria është çelësi dhe komunikimi në mënyrë absolute”.

Artikullin e plotë mund ta gjeni këtu.