Adelina Tahiri zbulon kur do të lindë dhe një detaj nga emri i bebit

Prej pak ditësh intervistat po i japin të gjithë në Instagram me opsionin e fundit të aplikacionit, prej së cilit po mësojmë shumë nga personazhet e njohur…

Këngëtarja Adelina Tahiri, e cila shumë shpejt pritet të sjellë në jetë një djalë nga martesa me avokatin maqedonas Serjoza Markov, ka zbuluar kështu disa detaje nga pyetjet e fansave.

Advertisement

Adelina fillimisht është përgjigjur se do ta lërë surprizë kur të lindë, por në një përgjigje tjetër e ka zbuluar se djalit do t’i fillojë emri me “J”.

Nga ana tjetër, këngëtarja ka treguar se është 8-muajshe dhe se do të lindë në fund të gushtit