Dasma e aktores Meghan Markle dhe Princ Harry-t është padyshim tema kryesore e mediave botërore, ku një ndër pikat më të komentuara ka qenë martesa e parë e Meghan.
Ndoshta dhe ju keni pyetur veten: “Si dukej Meghan në dasmën me producentin e filmave Trevor Engelson, në vitin 2011?”
Sigurisht që dhe atëhere ajo dukej po aq e thjeshtë sa tani, por sigurisht me një fustan shumë më modest se ai i dasmës me Princ Harry-n, dhe dasma duket e thjeshtë dhe me rrethin e tyre më të ngushtë. Gjithashtu ajo që vihet re është dhe mungesa e vellos së nuses.
Ja disa foto nga dasma e parë e Dukeshës së Susex-it.