Dasma mbretërore është vetëm një muaj larg dhe ndërkohë që duket se çdo gjë është gati, vëllai i Meghan Markle, Thomas, bën një deklaratë shokuese.

Ai u shpreh për Daily Mirror se fama e ka ndryshuar totalisht motrën e tij dhe se ajo i ka harruar rrënjët e saj dhe i ka ndërprerë kontaktet me familjen pasi u bë e famshme.
Aktori amerikan tregoi në një intervistë për “Daily Mirror” se Meghan ka refuzuar të ftojë të afërmit e saj në dasmën mbretërore.

Advertisement

“Ajo ka harruar të afërmit e saj. Meg i pëlqen të duket si një njeri humanitar, dashamirës dhe shumë i përkujdesur, por ndërkohë me familjen e saj nuk është aspak kështu. Po luan rolin gjatë gjithë kohës, është hipokrite. Kam lexuar që Meg do të jetë si Diana. Diana- n e donte e gjithë bota për shumë arsye. Kjo është çka Meghan do, por nuk do të ndoddhë. Ajo nuk është e vërtetë dhe e sinqertë si Diana”, është shprehur ai