Pak nga pak po zbulohet i gjithë pazëlli i emisionit të Luanës.
Ditën e djeshme u zbulua që emisioni do të titullohet “Shiko kush luan” dhe autori i saj do të jetë moderatori shumë i dashur për të gjithë, Blendi Salaj. Përpos këtyre, dje u publikua dhe spoti i emisionit ku dolën në pah dhe dy bashkëprezantuesit e Luanës. Duket se moderaratorit të “Procesit Sportiv”, Edi Manushit, nuk i ndahet zemra nga motrat Vjollca. Pasi Marina u largua në Klan, Edi ju bashkua të motrës në emisionin e ri që fillon të shtunën në Top Channel. Bashkë me Edin do të jetë dhe një tjetër figurë mjaft e njohur për publikun, Gent Hazizi. Të gjithë i mbajmë mend historitë e tij të komunizmit në Portokalli, ku na kthente pas në kohë me batuta. Tani batutat e tij do i dëgjojmë në “Shiko kush luan”.
Por, personazhi që na tërheq më shumë vëmëndje në këtë program është këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, e cila sezonin e shkuar u largua nga orkesra e “Xing me Ermalin”. Emisioni i Luanës do të trasmetohet gjithashtu të shtunave, kokë më kokë me emisionin e Ermalit dhe “Tirana Post” njofton se Fifi do të jetë sërish pjesë e orkestrës, por këtë herë në Top Channel.
Më mirë se kaq nuk kishte si ta konkurronte Ermalin!