Ermira Mehmeti nuk është aspak një emër i panjohur në politikën shqiptare, sepse ajo ka qenë një zë i fortë i shqiptarëve në parlamentin Maqedonas, ndaj video zanore erotike ku ish-deputetja ishte përfshirë krijoi një zhurmë të madhe mediatike.

E ftuar në programin “Rudina” apo ka prekur dhe kujtuar këtë moment, më të vështirin në jëtën e saj, duke informuar publikun se ish-partia e saj e la vetëm në një moment, por pa e mposhtur për ti shkuar deri në fund të vërtetës.

Advertisement

Ajo është shprehur se tashmë e di se kush ka qenë vajza në videon në fjalë, duke pohur se ka të dhënat e saj dhe imazhin e saj, por ka zgjedhur të mos e shfaq publikisht.

 

“Nuk pres që të bëhet drejtësi për sa kohë aktorët e skenarit janë në pushtet. Të gjitha provat që unë kam tregojnë se kush qëndron pas. Nuk është rastësi që ky lançim u bë në kulmin e karrierës sime. Unë kam qenë një zë që kam folur edhe kundër partisë kur kam ndjerë se po flitet kundër shqiptarëve. Por, politika nuk i do njerëzit e ndershëm. Më vjen keq që partia që kam ndihmuar më ka lënë vetëm dhe është bërë pjesë e këtij komploti. Unë vendosa të tërhiqem se ndjeva se nuk mund të fitoj një betejë vetë. Maqedonia është e kapur nga klane.

Unë isha e pafuqishme kundër mafias dhe tërheqja më bën nder. Satisfaksioni im më i madh është se shumë njerëz kanë ardhur t’më thonë se kush qëndron pas dhe kush është i përfshirë. Unë kam foto të asaj zonjushe, ia di emrin por, kam vendosur të tërhiqem sepse niveli im nuk është ky. Por, kjo ngjarje flet për suksesin tim dhe dështimin e tyre. Deri më tani ai ka qenë momenti më i vështirë i jetës time. Por, jeta pa politikë është po aq e bukur”, tha Mehmeti.