Home Celeb Fansi: Vajte të peshkosh sheikun. Bleona ja kthen përgjigjen publikisht (Foto)

Fansi: Vajte të peshkosh sheikun. Bleona ja kthen përgjigjen publikisht (Foto)

0
Fansi: Vajte të peshkosh sheikun. Bleona ja kthen përgjigjen publikisht (Foto)
Pas një pushimi një javor në rrjetet sociale, Bleona Qerreti është rikthyer sërish.

Së fundmi, ashtu siç na ka treguar me postimet e saj në Instastory, Bleona ka vizituar Emiratet Arabe, ku mesa kemi parë ajo duket e lumtur duke e shijuar këtë eksperiencë në maksimum. Mbrëmjen e djeshme ajo është kthyer me një udhëtim biznes-klass për në Amerikë nga ku ka gjetur edhe kohën për të shikuar edhe komentet e fansave që e ndjekin kudo.

Pikërisht një koment duket se e ka acaruar tej mase Bleonën, ku një komentues i thoshte: “Ke vajtur të peshkosh Sheikun”. Këngëtarja i ka publikuar komentet në Instastory dhe ka vendosur ti japi një përgjigje si një mësim publik fansit që e akuzon.

Sigurisht xhaxhi “hajdar Ajnshtajni” më gjykon nga perspektiva e vet, me trurin e tij prej zogu, dhe ngaqë nuk ja kap radari i fut një “mendje të lehtë”: “Deti u bë kos dhe mora dhe unë një lug dhe u nisa për në Abu Dhabi!”, shkruan Bleona në postimin e saj në Instastory.

Për më shumë ajo i fotografoi komentuesit kartën bankare me të cilën i tha se ka paguar çdo gjë vet, duke shprehur “keqardhje” për atë person që kishte mendim të tillë.