Fansi e quan “plakë”, por Pink i mbyll gojën me shumë takt

Ndodh shpesh që personazhet e njohur të kritkohen ose ofendohen nga fansat.

E njëjta gjë i ka ndodhur dhe Pink, pasi një person e quajti “plakë” në Twitter, por ajo diti t’i kthente përgjigjjen e duhur këtij personi.

Advertisement

“Ka pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken natyrshëm dhe unë e kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mia”,- shkroi Pink.

Këngëtarja e famshme shtoi në rrjetin social: “Unë jam e mendimit se është një bekim të plakesh. Nëse fytyra juaj ka rrudha rreth syve dhe gojës, kjo do të thotë që keni qeshur shumë. Lutem që të dukem më e vjetër pas 10 vitesh sepse kjo do të thotë se unë jam gjallë”.

Në këtë mënyrë, Pink i mbyllu gojën komenuesit.