Dhe Whitney Houston qenka abuzuar seksualisht në moshë të vogël!

Kujt ja merrte mendja që dhe Whitney Houston është abuzuar seksualisht?

Abuzimi me yllin e muzikës ka ndodhur kur ajo ishte e vogël dhe lajmi shokues është bërë i ditur nga familja e këngëtares në dokumentarin e ri mbi divën e muzikës, që zbulon se ajo që e ka abuzuar ka qenë kushërira e saj.

Advertisement

Tezja e Whitney pretendon se këngëtarja i kishte thënë se ishte abuzuar seksualisht nga kushurira, Dee Dee Warwick, kur ka qenë 9 vjeç.

Ajo ishte 18 vite më e madhe se Whitney, u bë e varur nga droga dhe vdiq në moshën 63 vjeçare në vitin 2008. Whitney Houston u gjet e vdekur në vitin 2012, në moshën 48-vjeçare.