Sonte në mbrëmje do të mbahet eventi Brit Awards 2018, në të cilin do të bëhen bashkë shumë emra të njohur të muzikës britanike.
Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me të ftuar, performanca dhe ndarje çmimesh. Pjesë e këtij eventi do të jenë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, pjesmarrja e të cilave po pritet me shumë kuriozitet për shkak të marrëdhënies jo të mirë mes dy këngëtareve nga Kosova.
Advertisement[the_ad id="69159"]
Rita Ora do të performojë krah Liam Payne, “Your Song”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar në 5 kategori dhe me shumë siguri do të jetë fituese në të paktën, një prej tyre.




