Këngëtari Valon Shehu është mjaft i pëlqyer, sidomos nga vajzat.
Mëngjesin e sotëm, ai ka qenë i ftuar në “Wake Up”, ku ka folur për të përditshmen e tij.
Valoni është pyetur nëse di të gatuaj, ndërsa ai tha se di të bëjë ndonjë vezë ose makaronë, apo të skuqë ndonjë qofte e suxhuk, por asgjë më tepër. Me shaka ai ka rrëfyer se rrobat i nder natën, të mos e shohin. Ndërsa dyshemenë me raste e lan kur bën pis.