Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj japin lajmin e bukur

Genc dhe Eni do të sjellin edhe këngën e tyre të tretë bashkë dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja.

Eni ka kohë që është në lidhje me Genc Prelvukajn dhe po shijon romancën me reperin, ndonëse asnjë prej tyre nuk komenton.

Advertisement

Në një pyetësor të organizuar nga këngëtarja në Instagram dikush e pyeti se kur do të publikojë një këngë të re me Gencin.

Ajo është përgjigjur: “E kemi gati dhe jam e sigurt që do t’ju pëlqejë shumë bashkëpunimi”.

Këngëtarja sapo ka sjellë edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtarin tjetër Besnik Qaka, kënga titullohet “Zemër” dhe del në fund të muajit.