Chrissy Teigen zbulon sa kohë priti që të shkonte në shtrat me John Legend

As edhe një takim më shumë!

Chrissy Teigen zbuloi të hënën mbrëma në “Watch What Happens Live” se ajo dhe bashkëshorti i saj aktual bënë seks që në takimin e parë, pas përfundimit të xhirimeve për klipin “Stereo”, ku modelja ishte protagoniste.

Advertisement

“Ne ishim bashkë gjatë gjithë ditës në setin e videos muzikore, pastaj shkova në një nga shfaqjet e tij dhe më pas … pooo”, tha ajo.

Nëntë vjet më vonë, kur Legend u bë personi i 15-të në histori që ka fituar EGOT (“Emmy”, “Grammy”, “Oscar” dhe “Tony”), të gjithë ishim kuriozë për të ditur sesi e festoi çifti këtë arritje.

Por modelja tha se nuk pati seks atë natë: “Nuk bëmë asgjë”!

Kujtojmë se që nga klipi i “Stereo” që daton më 2007-ën, çifti kanë qenë të pandarë për 11 vjet dhe janë prindër të dy fëmijëve. Pra “të shkosh që në takimin e parë nuk është mendim i mirë” në këtë rast mbetet një mit.