Këngëtari lë shfaqjen në mes, largohet nga skena me këmbë të thyer

Këngëtari Donald Glover i njohur si Childish Gambino thuhet se është lënduar gjatë një koncerti në Dallas në mbrëmjen e së dielës (23 shtator).

Ai ishte në skenën e American Airlines Center dhe e mbylli shpejt shfaqjen, pasi u largua dhe nuk u kthye më. Dyshohet se ka thyer këmbën.

Advertisement

Është e paqartë se cfarë ka ndodhur. Një prej personave që ishte pjesëmarrës në koncert tha se Childesh Gabmbino lëndoi veten pa dashje duke u munduar për të ndarë dicka. Të tjerë thanë se ai u rrëzua gjatë kërcimit.

Ai u largua nga skena pa përfunduar dy prej hiteve të tij, “Redbone” dhe “3005”.

Koncerti ishte pjesë e turneut të tij “This is America”.