Emrat e njohur të ekranit që do të jenë pjesë e televizionit më të ri

A2, kanali televiziv i lajmeve në partneritet ekskluziv me CNN, ka nisur zyrtarisht procesin e rekrutimit të stafit në Shqipëri.

Si fillim dy emra të njohur të ekranit që do të jenë pjesë e këtij televizioni janë Jul Krisafi, e cila ka punuar në “Top Channel” prej vitesh, fillimisht si spikere lajmesh dhe së fundmi si moderatore e emisionit të pasdites. Kurse gazetari tjetër është Endri Xhafo.

Advertisement

Sipas burimeve të iconstyle.al, emra të tjerë që do të jenë pjesë e stafit të CNN janë Marsela Karapanço, gazetare e “News 24” dhe Anduena Llabani, gazetarja e njohur e kronikës, e cila pak ditë më parë publikoi foto nga studioja e re e televizionit, ku do të mbajë sërish të njëjtin pozicion.