Eminem, ka publikuar në mënyrë të papritur në 31 gusht albumin e ri të patreguar më parë, ’Kamikaze’, vetëm 9 muaj në distancë nga “Revival”.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale Eminem, ku disku i lançuar prej tij do të përmbajë 13 këngë dhe është prodhuar nga Dr. Dre.

Advertisement

Reperi kishte ndarë në profilin e tij Twitter një video prej disa sekondash nga kënga origjinale (që është pjesë e diskut) e kompozuar për kolonën muzikore të ‘Venom”, një film komik me Tom Hardy, që pritet të dalë në 4 tetor.