Home Celeb Eminem i befason të gjithë me deklaratën e tij për Nicki Minaj (Video)

Eminem i befason të gjithë me deklaratën e tij për Nicki Minaj (Video)

0
Eminem i befason të gjithë me deklaratën e tij për Nicki Minaj (Video)

Disa ditë më parë qarkulloi lajmi se Nicki Minaj dhe Eminem janë në një lidhje.

Fansat filluan të dyshonin për një marrëdhënie mes tyre, pasi në këngën e re të Nickyt përmendej emri i tij.
Pyetjes së një fansi nëse ka nisur një marrëdhënie me reperin e njohur, Nicky i është përgjigjur me ‘Po’, duke i habitur të gjithë ndjekësit e saj.

 

Pas lajmit të bujshëm, edhe Eminem ka reaguar mbrëmë gjatë performancës në Boston Calling me një deklaratë që i befasoi dhe lumturoi fansat e tij.

“Zemër do të jem në shtëpi sonte”,tha ai.
Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi i ka pyetur se sa prej tyre do të donin ta shihnin çiftin të lidhur. Sigurisht që të gjithë ishin positivë.

”Epo, edhe unë. Nicki, në qoftë se e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë, duhet të flasim për këtë”, u shpreh ai.

A mendoni se do të shkonin si çift?