Vitin që lamë pas, Elvana Gjata publikoi këngën “Forever Is Over”, e cila ishte një bashkëpunim mjaft i suksesshëm me producentin Poo Bear dhe DJ-in me famë ndërkombëtare David Guetta.
Por pak minuta më parë Elvana publikoi një version akustik të kësaj kënge, duke na thënë edhe diçka më shumë për të.
Krahas këngës, në postimin e saj në Facebook Elvana shkruan: U dashurova me këtë këngë që nga momenti i parë që e dëgjova. Ishte vetëm një demo e thjeshtë, por muzika dhe teksti i shkruar nga Poo Bear ishin thjesht të mrekullueshme! Kjo është ajo që dua të ndaj me ju në këtë version akustik. Ajo ndienjë e vogël e këngës/demo, por me kaq shumë muzikë dhe shpirt në të. Gëzuar Vitin e Ri!
Dhe të themi të vërtetën, e kemi dashuruar këtë këngë që në momentin e parë të publikimit por ky version, nxjerr vërtet në pah zërin e mrekullueshëm dhe unik të Elvanës, dhe muzikën e fjalët të Poo Bear. Ndonjeherë vërtet muzika “Dance” e heq pak vëmendjen nga brumi :p
Ps. Jemi mësuar tani qe postime të tilla nga Elvana, nuk janë asnjëherë pa ndonjë surprizë që vijon ?… të jetë vallë duke u përgatitur diçka tjetër që vjen së shpejti?
Na mbetet vetëm të presim ?