Pak muaj më parë njihej si bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili, ndërsa tashmë është bërë shumë më aktive me polemikat pas ndarjes nga futbollisti.

Erjona Sulejmani vazhdon të marrë vëmendje nga mediat, sidomos pas divorcit. Pak ditë më parë, bukuroshja reagoi duke thënë se ishte ajo që i kishte kërkuar ndarjen Xhemailit, ndërsa tashmë ka bërë një tjetër reagim.

Advertisement

Në llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 200 mijë persona, Erjona ka shkruar: Patatja ime nuk do të jetë kurrë një garniturë.

Nuk është e qartë se çfarë ka dashur të thotë Erjona me këtë mesazh, por duket se dhe kjo i drejtohet polemikave në lidhje me ndarjen nga Blerimi.