Elvana Gjata mund të jetë pjesë e Eurovizionit duke përfaqësuar një shtet tjetër?

Pas disa javësh diskutimi si në media, ashtu dhe në rrjet, duket se Elvana Gjata në një mënyrë apo në një tjetër mund të jetë pjesë e Eurovizionit. Ky është aludimi më i fundit i fansave të festivalit europian në internet, të cilët kanë nisur të bëjnë disa komente në këtë drejtim.

Sipas tyre, Elvana është pretendentja kryesore për të përfaqësuar San Marinon këtë vit në Eurovizion. San Marino, si një mikro-shtet i gjendur në Italinë veriore, me popullësi prej vetëm 33,562 banorësh, ka marrë pjesë për herë të parë në konkurrim zyrtar në 2008-tën dhe gëzon një të drejtë: mund të përzgjedhë artistë jo vendas për përfaqësim në festival. Nisur nga fakti se fansat e huaj shprehën menjëherë preferencën e tyre për “Me Tana” në YouTube, tashmë nuk vjen si e papritur dëshira dhe kërkesa e tyre për ta parë Elvanën si përfaqësuese të San Marinos.

Advertisement

Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende, një shprehje thotë: “Ku ka zë, s’është pa gjë”. Të na surprizojë vallë Elvana me këtë ndryshim në axhendë?…

/News31.al/