Elton John detyrohet të braktisë koncertin në Zelandën e Re pas problemeve me zërin

Legjenda e muzikës Sir Elton John u detyrua të lerë në mes koncertin e tij në stadiumin “Mount Smart” në Auckland të Zelandës së Re, për shkak të një problemi me zërin e tij.

Teksa performonte këngën “Daniel” ai ndaloi papritur dhe ju drejtua turmës, me lot në sy: “Më vjen shumë, shumë keq. Zëri im ka probleme.

Advertisement

Kaq u desh që artisti britanik të fillonte të qante, teksa publiku e mbështeti dhe asistentë e tij e ndihmonin të largohej nga skena. Ai gjithashtu mori ndihmë dhe nga stafi mjekësor, për shkak se përpara fillimit të koncertit ishte diagnostikuar me “walking pneumonia”, një rasti i lehtë i pneumonisë, me simptoma të ngjashme me gripin. Problemet me zërin dhe performancën i erdhën pikërisht nga kjo gjëndje.

Një përfaqësues i ekipit të John u shpreh se këngëtari ishte shumë i zhgënjyer për lënien në mes të koncertit, megjithatë tani është në gjendje të stabilizuar, po pushon dhe nuk do t’i anulojë shfaqjet e tjera në Zelandën e Re. Ky koncert është pjesë e turit “Farewell Yellow Black Tour”, i cili është turi i fundit që Sir Elton do të mbajë dhe pas tij do të tërhiqet nga muzika. Me anë të një postimi në Instagram, artisti falenderoi fansat që kishin ardhur për ta dëgjuar dhe kërkoi falje sërish për incidentin.

Sir Elton John fitoi një çmim Oscar së fundmi për këngën më të mirë origjinale, në filmin biogafik të tij “Rocketman”.

/News31.al/