Një deklaratë e Justin Bieber risolli në vëmendje historinë me Gomez

Këngëtari Justin Bieber është gjithnjë në qendër të vëmendjes lidhur me jetën e tij private, e sidomos për martesën e tij me Hailey Baldwin. Në intervistën e fundit dhënë për mediat e huaja, Bieber ka theksuar se marrëdhënia e tij me Hailey është shumë më e matur se marrëdhëniet e tjra që ka patur më parë.

Por kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga fansat e këngëtares Selena Gomez, pasi kanë spekuluar se Justin e ka quajtur të papjekur raportin me ish-të dashurën e tij, Gomez. Në këtë mënyrë marrëdhënia e tyre e përfunduar prej kohësh është kthyer sërish në qendër të vëmendjes.

/Opinion.al/