Eleni Foureira përlotet për Greqinë: Është atdheu im (Foto)

Mbrëmja e djeshme ishte shumë emocionuese për të gjithë shqiptarët, sidomos pasi Eugent Bushpepa u kualifikua në finalen e Eurovision.

Një tjetër lajm që na gëzoi ishte dhe kualifikimi i këngëtares tjetër me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron. Por, mesa duket vetë këngëtarja nuk ka qenë plotësisht e kënaqur nga ky kualifikim, pasi vendi ku ajo është rritur nuk kaloi dot në fazën tjetër. Po flasim për Greqinë, pasi kënga e tyre nuk u kualifikua në finalen e Eurovision. Yianna Terzi mesa duket nuk e bindi publikun evropian për ta kaluar në natën finale ndërsa mediat greke kanë treguar pamjet e këngëtares në lot pas mbarimit të festivalit. Ajo është pritur me duartrokitje nga ekipi ndërsa nuk ka mbajtur dot lotët.

Advertisement

Po Eleni çfarë tha për fqinjët? Këngëtarja rrëfeu se në fillim nuk po kuptonte asgjë nga zhurma në vendin ku rrinin gjithë artistët dhe se e kishin njoftuar anëtarët e ekipit të saj se Greqia nuk është në finale.

“U mërzita shumë, shumë, shumë. Është atdheu im’’,– tha ajo për gazetarët grekë në skenën e Eurovision.