Kjo ishte paraqitja e disa prej artistëve në Festivalin e Filmit në Kanë (Foto)

Dje u hap edicioni i 71-të i Festivalit Ndërkombë të Filmit në Kanë.

Filmi që hapi Festivalin ishte “Të gjithë e dinë” (Todos lo Sabena) i regjisorit iranian, Asghar Farhadi me Penelope Cruz dhe Javier Bardem në rolet kryesore. Protagonistët kryesorë të filmit, Cruz dhe Bardem, së bashku me regjisorin Farhadi, ecën në tapetin e kuq gjatë ceremonisë së hapjes.

Advertisement

Në festival, i cili do të zgjasë deri më 19 maj, në garën kryesore do të shfaqen 21 filma, të cilët do të konkurrojnë për “Palmën e Artë”. Ajo që do të shënojë festën e këtij viti është krijimi i një linje “të nxehtë” për raportimin e abuzimit seksual, si dhe ndalimi i vetë-fotografive.

Theksojmë se presidente e jurisë prej nëntë anëtarësh është aktorja australiane Kate Blanchett.

Më poshtë mund të shihni paraqitjen e disa prej artistëve që parakaluan në tapitn e kuq në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Kanë.