Eleni Foureira është nderuar nga presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, për suksesin e arritur në Eurovision 2018.

Këngëtarja 31-vjeçare ishte shumë pranë fitores me këngën “Fuego” në edicionin e 63-të të Festivalit Evropian të Këngës, të cilin e fitoi përfaqësuesja e Izraelit, Netta.

Advertisement

Thank you soooo much ?? ❤ ?? #fuego #teamcyprus

A post shared by Eleni Foureira (@foureira) on

 “Është nder i madh që u pranova dhe mora çmim nga presidenti Nicos Anastasiades në Nicosia.

“Ndihem krenare që e përfaqësova Qipron në Eurovision 2018 me “Fuego”, ka shkruar këngëtarja në Instagram. Edhe në profilin e presidentit të Qipros janë publikuar disa foto nga takimi me këngëtaren shqiptare.

Anastasiades ka falënderuar atë për përfaqësimin e denjë të Qipros në Eurovision.