Mbrëmjen e djeshme Kim Kardashian ishte e pranishme në ndarjen e çmimeve CFDA (Council of Fashion Designers of America), event që konsistonte në vlerësimin e dizenjuesve më të mirë të modës në Amerikë.

E veshur me një kostum të bardhë dhe të ngjitur pas trupit që i nxirrte në pah belin e ngushtë, Kim ja doli të vidhte vëmendjen e të gjithëve, si dhe u përzgjodh influencuesja e vitit.

Advertisement

“Jam paksa e shokuar që fitova një çmim për modën kur unë shfaqem më shumë nudo”, -u shpreh Kim duke bërë audiencën të qeshë, “Megjithatë është një nder i madh, kështuqë ju falenderoj të gjithëve”, përfundoi fjalimin 36-vjeçarja.

Të pranishme në event ishin dhe motrat e saj, Kortney dhe Kendall.