Kim Kardashian është shfaqur më pranverore se kurrë në tapetin e kuq të ballos së përvitshme “Met Ball”, ku mblidhen shumë yje të famshëm të ekranit. E veshur me një fustan të gjatë plot lule dhe me flokët e mbledhur bisht, Kim është dukur me të vërtetë rrëzëllitëse (por edhe pak si shumë e shëndoshë). Së fundmi ajo ka eksperimentuar me veshjet pavarsisht faktit që është shtatzënë. Kim ka pozuar plot krenari në tapetin e kuq bashkë me partnerin e saj, Kanye West, i cili dukej mjaft elegant. Ata dukeshin të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe gjatë kohës që pozonin për fotografët nuk mungonin as pëshpërimat në vesh.