Tara rrëfehet për ELLE

Revista “Elle” për këtë muaj ka zgjedhur të pëfaqësohet në kopertinë me një nga modelet më të njohura mbipeshë, Tara Lynn. E njohur në mbarë botën për format e saj XXL, në intervistë Tara ka deklaruar se është mbipeshë për një arsye të thjeshtë: “Gruaja pa bark është njësoj si dhoma pa mobilje”. Modelja ka qenë imazh i të brendshmeve të disa markave të njohura, duke përfaqësuar kategorinë e femrave si ajo në jetën e përditshme, mbipeshë. Ajo është munduar të japë një mësim për sa i përket fizikut dhe kileve të tepërta duke deklaruar për vajzat e reja: “Në shkollë problemi im kryesor ka qënë mbipesha, por meqenëse kilet nuk mund t’i hiqja as me dieta atëherë vendosa t’a pranoj dhe të ndihem mirë me trupin tim si dhe ta kthej këtë në diçka fitimprurësë. Kështu u bëra një modele XXL”.

Advertisement