E ftuar sot në emisionin e mëngjesit Chaud Patate, ishte modelja e njohur dhe tepër simpatike Dania Bazaiti.

Si fillim ajo foli për punën e saj si modele, e cila për hir të së vërtetës është shumë e vështirë, e “sidomos kur vjen nga një vend i vogël si Shqipëria”, siç u shpreh dhe vetë Dania. Megjithatë modelja ka pasur fatin e mirë të punojë edhe në tregun ndërkombëtar duke nisur fillimisht në Azi, për të kaluar më pas në Europë, ku ka punuar me emra të njohur si Prada dhe Versace, pa lënë pas edhe pjesëmarrjen e saj në sfilata gjatë Milan Fashion Week 2018.

Pak ditë më parë gjatë emisionit në Chaud Patate zbuluam se modelja 22-vjeçare do të ishte protagonistja e klipit të ri nga Eugent Bushpepa. E pikërisht, lidhur me këtë eksperiencë Dania u shpreh se: “Ftesa më erdhi shumë rastësisht të them të drejtën. Ideatorja e klipit ishte Ajola Xoxa dhe ajo më kishte pasur ndërmend, regjisori gjithashtu është një shoku im, kështuqë më shkruajtën, shkova, i takova dhe kaq…”, tha Dania pa dashur të zbulojë më shumë detaje.

Kujtojmë se bashkëshortja e Kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka qenë edhe regjisore për klipin “Meteor” të Miriam Canit si dhe “Heshtje” nga Andos.

Po jeta private? Për Danian dashuria e vetme për momentin është modelingu.

Ndiqni intervistën e plotë më poshtë: