Edhe Lady Gaga bashkëpunim me Adele?

Këngëtarja e njohur Lady Gaga bën gjithmonë  që të flitet për të si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Këtë herë ka mjaftuar një status i saj në Twitter që të shkaktojë shumë reagime.

Gaga ka shkruar se albumi i saj i radhës do të quhet “Adele”.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e saj i referohet një bashkëpunimi të mundshëm me këngëtaren e njohur britanike.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë është zbuluar bashkëpunimi i Adele me divën e muzikës Beyonce.

/Opinion.al/