Këngëtarja e njohur Lady Gaga bën gjithmonë që të flitet për të si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
Këtë herë ka mjaftuar një status i saj në Twitter që të shkaktojë shumë reagime.
Gaga ka shkruar se albumi i saj i radhës do të quhet “Adele”.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë e saj i referohet një bashkëpunimi të mundshëm me këngëtaren e njohur britanike.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë është zbuluar bashkëpunimi i Adele me divën e muzikës Beyonce.