Këngëtari i hiteve botërore Ed Sheeran ka thënë më herët se dëshiron të ketë fëmijë kur të mbushë 30 vjeç me Cherry Seaborn, të cilën e propozoi në mënyrë sekrete vitin e kaluar, por e bëri publike disa ditë më parë.

Para pak kohësh Ed njoftoi se së shpejti do të hiqte dorë nga muzika, por pas këngës së fundit me Taylor Swift, menduam se është penduar për deklaratën e dhënë. Megjithatë, dëshira e tij për tu bërë baba mund të bëjë realitet deklaratën e largimit, pasi këngëtari thotë se do të heqë dorë nga karriera muzikore kur familja e tij të zgjerohet.

Advertisement

26-vjeçari megjithatë, shkruan DailyMail ka katër vjet kohë për të sjellë suksese të tjera para se t’i përkushtohet prindërimit. Ai e ka pranuar këtë gjë duke thënë se pasioni i tij për muzikën mund të marrë të tatëpjetën sapo të fillojë përgjegjësia për fëmijët e tij të ardhshëm.