Bleona Qerreti është një nga personazhet publik më të komentuar për daljet e saj super seksi në rrjetet sociale dhe televizion.
Ajo nuk i ka kursyer asnjëherë setet fotografike ku ka ekspozuar pjesët e saj intime, në shumë raste. Por, këtë herë Bleona është shfaqur shumë ndryshe nga sa jemi mësuar.
E mendonit ndonjëherë Bleonën të mbuluar me perçe?
 
Këngëtarja shqiptare ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe sot ka vizituar xhaminë më të madhe të vendit “Sheikh Zayed”. Nga atje Bleona ka postuar disa foto ku shihet e mbuluar dhe duken disa persona duke u falur, teksa shkruan se ky është vendi i saj i preferuar.
 
“I dashur Zot faleminderit për gjithçka që jam dhe kam në këtë jetë. Unë kam qenë, jam dhe do jem fëmija jot. Ti je kryesori për mua. Të tjerat vijnë pas. Zoti para, unë prapa, gjithmonë”, shkruan Bleona.
 
 
Advertisement