Këngëtari i njohur brtitanik dhe partnerja e tij Cherry Seaborn po jetojnë një romancë prej kohësh, por gjithmonë janë treguar të rezervuar për lidhjen e tyre.

Megjithatë, edhe pse ata nuk kanë bërë të ditur asgjë (ndryshe nga shpallja e fejesës së tyre), lajmi për një martesë të mundshme të çiftit ka filluar të qarkullojë në mediat rozë.

Advertisement

Dyshimet kanë nisur mbrëmjen e së hënës, ndërsa këngëtari, në një koncert në Londër, ka treguar “pa dashje” unazën në gisht.

Kaq ka mjaftuar që lajmi të marrë dhenë. Edhe pse lajmi mbetet ende i pakonfirmuar nga çifti, çfarë tjetër mund të presim nga ajo unazë?